Prezantimi i kësaj makine, pritet të ndodhë së shpejti dhe të mos vonojë shumë
Gjatë kësaj jave, reporterët kanë arritur ta fotografojnë modelin e ri Tiguan, derisa po testohej
Makina më e shitur SUV nga Volkswagen, ka pasur disa shtresa kamuflazhi, që ia fshihni pjesët kryesore.
Derisa, në një imazh të postuar në Instagram, është shfaqur për herë të pa asnjë shtresë kamuflazhi, vetëm se nuk dihet se ku është fotografuar.
Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, njohësit e makinave thonë se është pikërisht Tiguan, pas ka linjat e ngjashme me modelin aktual, ndërsa ka pësuar ndryshime të lehta në pjesën e përparme.
Kjo nuk është hera e parë, që Tiguan shihet pa shtresa kamuflazhi, pasi është fotografuar edhe njëherë, derisa ishte pjesë e një fotosesioni, por rezolucioni i dobët i fotografisë, e pamundëson që të shihet si duhet. Vëmendja te kjo makinë, sërish ka qenë te dritat LED, që janë të ngjashme me ato që janë vendosur në Golf të ri.
Lidhur me Volkswagen Tiaguan, është thënë se do të lansohet gjatë vitit që vjen, por meqë duket se është tërësisht gati, nuk do të befasoheshim, nëse e shohim brenda një kohe të shkurtër.
Në fillim të muajit që vjen, do të filloj Geneva Auto Show, aktivitet në të cilin edhe mund ta shohim këtë makinë të fuqishme dhe mjaft të mirë. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...