Barcelona e ka dërguar raportin mjekësore për lëndimin e Ousmane Dembeles në zyrat e La Ligës.
22-vjeçari sapo është kthyer në Barcelonë nga Finlanda, ku iu nënshtrua një operacioni në kofshe për ta shëruar çarjen e muskulit që e pësoi gjatë një seance stërvitore më 3 shkurt.
Raporti përmban detaje të lëndimit, llojin e operacionit që Dembele e ka pasur dhe kohëzgjatje e riaftësimit të tij – që pritet të jetë gjashtë muaj.
Tani, La Liga do të vlerësojë nëse Barcelona ka të drejtë ta transferojë një zëvendësues të sulmuesit francez apo jo, në baza të rregullave të saj, duke ditur se afati kalimtar është mbyllur tashmë.
Duke qenë se edhe sulmuesi Luis Suarez është i lënduar dhe pritet të mungojë disa muaj, kampioni spanjoll është në nevojë urgjente të një sulmuesi. /Express/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë