Reagime të panumërta nga Maqedonia e Veriut për postimin e Ambasadorit të Kosovës Gjergj Dedaj, ku përmes një foto të funksionarëve të BDI-së, e uroi shtetin e Maqedonisë së Veriut për aderimin në NATO.
Këtë herë, gazetari Fejzi Hajdari e ka akuzuar Dedën për qasje selektive ndaj partive dhe mediumeve që nuk kanë qëndrime të përafërta me partinë e tij.
Më poshtë keni shkrimin e plotë të Hajdarit:
“Ambasadori i Republikes se Kosoves z. Gjergj Dedaj, jo vetem me partitë, por edhe mediat pomanifeston qasje selektive – ndryshe me mediat në gjuhën shqipe proqeverise, krejt ndryshe me ato qe mbajne qendrim neutral.
Keshtu ne si media, Gazeta Lajm dhe Lajm.TV, mbetem te paftuar kesaj radhe per te qene te pranishem dhe per ta mbuluar mediatikisht eventin e Pritjes tek Ambasada e Republikes se Kosoves ne Shkup, me rastin e Pervjetorit te Shpalljes se Pavaresise. U shokuam nga kjo sjellje e ambasadorit, duke pasur parasysh se ne kemi qenë mediumi që kemi mbuluar çdo aktivitet të Ambasades respektivisht Ambasadorit. Kjo tregon se atij dikush tjeter ia përpilon listat, e jo ambasada. Sidoqofte, nuk është arsyetim, sepse nuk i ka hije të bëhet argat i partisë antishqiptare, një ambasadori me emër aq të madh” ka shkruar gazetari Fejzi Hajdari në profilin e tij të facebook-ut./GazetaExpress/
B.Leka
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...