Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj pas seancës plenare ka komentuar kërkesën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që prioritet të ketë heqjen e tarifës 100% ndaj shtetit serb dhe njohjen e ndërsjelSerbinë.
Haradinaj ka thënë se AAK nuk ndryshon qëndrim, është kundër heqjes së takës.
E sipas tij as reciprociteti që e ka propozuar Kurti nuk mund të realizohet pa njohje.
“Ne qëndrimin e kemi publik, vazhdojmë të kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen nga ana serbe. Hapja e këtij diskutimi e ka burimin nga kryeministri i cili propozoi reciprocitet mes dy shteteve por përsërisë nuk ka njohje nuk ka as reciprocitet”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se SHBA duhet të përgatit një draft argjendtë që do ta detyronte Serbinë ta njeh Kosovë.
“E udhës do të ishte që taska të mbetet dhe SHBA të kenë të tavolinë një draft agjentë që do ta detyronte Serbinë ta njeh Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë./ arbresh.info/
Pompeo i shkruan Kurtit: Heqja e taksës dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë konsiderohen prioritete
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen