Ministria e Punëve të Jashtme informon se njëri nga tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që ndodheshin në anijen “Diamond Princess” në Yokohama të Japonisë, është infektuar me coronavirusin.
Siç thonë nga MPJ, ky informacion është konfirmuar nga organet kompetente japoneze, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në pajtim me informacionet më të reja nga organet kompetente japoneze, informojmë se ka ardhur te ndryshimi i gjendjes shëndetësore tek shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen në anijen Diamond Princess në Yokohama të Japonisë. Është konfirmuar prania e coronavirusit tek njëri prej tyre, i cili për momentin është hospitalizuar në institucion shëndetësor në Japoni”.
“Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tokyo është në komunikim me shtetasin e Maqedonisë, gjithashtu komunikon me dy shtetasit tjerë që ndodhen në anije, tek të cilët nuk ka simptoma të pranisë së coronavirusit”, thonë nga MPJ.
Ata shtojnë se Ministria e Shëndetësisë e Japonisë vazhdon me zbatimin e testeve për praninë e coronavirusit, të cilët ndodhen në karantinë në anije. Gjatë kontrolleve është konfirmuar se ka persona me simptoma të coronavirusit – një person mbi 75 vjeç dhe një tjetër me sëmundje kronike.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut përmes ambasadës në Tokyo, rregullisht e ndjek gjendjen me shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Japoni dhe komunikon me organet kompetente japoneze në lidhje me masat që i marrin për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPJ.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, mbi 1100 persona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...