Google ADS

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të mbesin në Kuvend

12:37 | 13 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të jenë në Kuvend dhe do ta ndjekin situatën. Ky ka qenë konkludimi i mbledhjes së Komiteti Ekzekutiv që u mbajt gjatë ditës së djeshme. Kjo mbledhje u mbajt pikërisht për këtë çështje, a do të mbesin deputetë në Kuvend apo do të mbesin në Kuvend.

“Interesi qytetar është shtet i së drejtës, respektim të ligjeve, Kushtetutës dhe parandalim të këtij agresioni politik i pushtet, përmes miratimit të ligjeve si ai për marihuanë e që kanë një qëllim të vetëm, pasurimin e familjes Zaev”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi.

 Nga kjo parti thonë se pas zgjedhjeve më 12 prill do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet, korrupsionin, turpin dhe nënçmimet që kanë ndodhur.

“OBRM-PDUKM do ta ndjek situatën dhe do të reagojë në mbrojtje të demokracisë, interesave të qytetarëve dhe të shtetit. Ky ka qenë konkludimi i mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”, shprehen nga kjo parti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme