Google ADS

Haradinaj-Osmanit: A është Lista Serbe pjesë e koalicionit qeverisës?

12:19 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka parashtruar një pyetje kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë seancës së sotme.

Ai ka ngritur dyshime se Lista Serbe mund të jetë pjesë e koalicionit qeverisës VV-LDK, duke e pyetur Osmanin që të jap një sqarim për votat e Listës Serbe kur ajo u zgjodh kryetare kuvendit.

“Është e vërtetë që nuk jemi njoftuar për zgjedhjen e kryetares së kuvendit me kohë dhe kjo më së shumti të dëmton ty jo neve. Lista Srpksa ka votu për kryetaren e kuvendit dhe unë nuk ja mohova të drejtat e komunitetit as mbrojtjen, unë vetëm kërkova sqarim me e ditë, se Lista Srpska a është pjesë e koalicionit qeverisës apo jo kaq? Edhe nuk e di nëse ka këtu ndonjë shkelje apo nevojë për mbrojtje”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/573615666564767/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme