Google ADS

Shpërthen vullkani në malin Merapi në Indonezi

11:30 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vullkani i Merapit në Indonezi ka shpërthyer të enjten, njofton Agjencia e Kërkimit dhe Zhvillimit Teknologjik për Agjencinë e Katastrofave Gjeologjike.

Sipas agjencisë, vullkani shpërtheu për 150 sekonda, në malin e Merapit – vend ky i cili gjendet midis kufirit të Provincës Java dhe Yogyakarta, duke krijuar një kolonë shpërthimi të hirit që arriti në 2,000 metra, përcjell Telegrafi.

Shpërthimi i fundit i malit Merapi ndodhi në vitin 2010 dhe vendi mbeti nën statusin ‘alarm niveli 2’ që nga muaji maj në vitin 2018.

Ndërkaq Qendra e Zbutjes së Rrezikut të Vullkanologjisë dhe Gjeologjik (PVMBG), ka paralajmëruar turistët të shmangin zonën e malit së paku 3 kilometra.

Kjo qendër më tutje ka paralajmëruar njerëzit të jenë në gjendje gatishmërie për ndonjë tjetër shpërthim të mundshëm vullkanik.

Gjithashtu edhe ata që jetojnë përgjatë lumenjve në rrjedhën e sipërme janë paralajmëruar për përmbytje të ftohtë të lavave e njohur ndryshe si “lahar dingin” e cila formohet gjatë stuhive të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme