Google ADS

Kryeministri Kurti largohet nga seanca plenare

11:56 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në këtë seancë kur pikë e rendit të ditës është miratimi i zvogëlimit të komisioneve parlamentare, Albin Kurti nuk e ka thënë as një fjalë

Ai pasi ka dëgjuar i qetë fjalimet e deputetëve është larguar nga seanca plenare.

Pasi u largua nga objekti i Kuvendit, Kurti ka shkuar në zyrën e tij në Qeveri.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një ftesë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të takohen dhe të bisedojnë para se të shkojnë në Berlin.

Ndonëse i ka dhënë afat tri orare të ndryshme, Presidenti Thaçi nuk dihet nëse do të shkoj pasi që ky i fundit tashmë është nisur për në Berlin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme