Google ADS

Mustafa tregon se kur do të bëhen pagesat e subvencioneve për bujqit për vitin 2019

10:14 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka shpjeguar se gjatë muajit mars pritet të paguhet pjesa tjetër e subvencioneve të ndara për vitin 2019.

Mustafa ka treguar se në muajin shkurt janë paguar rreth tre milionë euro.

“Fatkeqësisht pas të marrjes së qeverisë kemi trashëguar një buxhet të papërfunduar në mungesë të Kuvendit dhe Qeverisë të të njëjtit koalicion, prandaj jemi ende ne fazën ku po alokojmë pjesën prej 1/12 e buxhetit të secilit muaj. Sipas informatave që kemi marrë të administratës së Bujqësisë, në muaj shkurt janë paguar tre milionë euro, kurse në muajin mars pritet të paguhet pjesa tjetër e mbetur që është 2.5 milionë euro”, ka thënë Mustafa për RTV Dukagjini.

Po ashtu, ai ka treguar lidhur me buxhetin për subvencione për këtë vit.

“Fillimisht do të dërgojmë në Kuvendin e Kosovës kërkesën që të alokojmë 1/12 e buxhetit për muajin mars, në ndërkohë do të punojmë edhe si qeveri që të kemi buxhetin për vitin 2020 dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për tri vitet e ardhshme”, shpjegoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme