Filipinet i kanë dhënë fund zyrtarisht marrëveshjes së sigurisë e cila lejonte hyrjen e lirë të avionëve dhe anijeve ushtarake amerikane në vend, njoftuan sot mediat lokale.
Salvador Panelo, zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, para gazetarëve tha se vendi i tij zyrtarisht informoi SHBA-të për përfundimin e Marrëveshjes së Forcave Vizituese (VFA) midis dy vendeve, raporton e përditshmja “Manila Times”.
Marrëveshja e ratifikuar në vitin 1999, përjashton personelin ushtarak amerikan nga proceduarat e pasaportave dhe vizave në rast të ardhjes së tyre për stërvitje të përbashkëta dhe trajnime të trupave në Filipine.
Vendimi për t’i dhënë fund marrëveshjes “është pasojë e një seri veprimesh legjislative dhe ekzekutive nga qeveria amerikane që kufizohen me sulmin e sovranitetit tonë dhe mosrespektimin e sistemit tonë gjyqësor”, tha të martën zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Panelo.
Duke iu përgjigjur vendimit, ambasada e SHBA-së tha se: “Ky është një hap serioz me implikime të rëndësishme për aleancën SHBA-Filipine. Ne do të shqyrtojmë me kujdes hapat e mëtejshme për të çuar përpara interesat tona të përbashkëta”.
Panelo tha se presidenti filipinas, Rodrigo Duterte beson se vendi i tij “nuk mund të mbështetet përgjithmonë në vendet e tjera për mbrojtjen e shtetit dhe në vend të kësaj duhet të forcojë burimet e veta për mbrojtjen tonë”.
Përfundimi i marrëveshjes së mbrojtjes do të hynte në fuqi 180 ditë pas marrjes së njoftimit për përfundimin nga qeveria amerikane.
Aleanca SHBA-Filipine filloi përmes Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë në vitin 1951.
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...