25 frazat e Frojdit që nuk duhen harruar asnjëherë!

23:22 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

I adhuruar nga shumë dhe i urryer nga të tjerët, Zigmund Frojd i kushtoi jetën reflektimit të thellë dhe marrëdhënieve njerëzore.

Sido që të jetë mendimi juaj për të, askush nuk mund të mohojë që shumë nga thëniet e tij të bëjnë të reflektosh me kujdes.

Por shumë prej atyre që ka shkruar Frojdi janë në koherencë të plotë me atë që ndodh tani, e aq më tepër kur bota ka nisur të ketë një zhvillim të madh.

Por, 25 frazat e tij janë ndër më të bukurat e që nuk është keq nëse mbahen mend.

“I vetmi person me të cilin mund të përballeni është vetvetja dhe e kaluara juaj”.

“Qentë i duan miqtë dhe kafshojnë armiqtë, ndryshe nga qeniet njerëzore, të cilët janë të paaftë për dashuri të pastër dhe ngatërrojnë dashurinë me urrejtjen”.

“Unë isha një njeri me fat në jetë: asgjë nuk ishte e lehtë për mua”

4.“Secili nga ne ka shumë kundërshtarë, një në veçanti: veten”

“I pari që hodhi një mallkim në vend të një guri ishte themeluesi i civilizimit”.

“Të jesh i dashur është një faktor pozitiv që justifikon heqjen dorë nga avantazhet e tjera”.

“Një njeri nuk duhet të përpiqet të eliminojë komplekset e tij, por të jetojë në harmoni me to”.

“Ka dy mënyra për të qenë i lumtur në këtë jetë: njëra është të bëhesh idiot dhe tjetra është të jesh i tillë”

“Pikat tona të forta kanë lindur nga dobësitë tona”.
“Shkenca moderne nuk ka prodhuar ende një ilaç relaksues aq të efektshëm sa fjalët e mira”.

“Fëmijët janë absolutisht egoistë; ata ndiejnë intensivisht nevojat e tyre dhe luftojnë pamëshirshëm për t’i kënaqur “.

“Egoja nuk është zot në shtëpinë tënde”.

“Qëllimi i jetës është vdekja”.

“Ai që di të presë nuk duhet të bëjë kompromis”.

“Të jesh plotësisht i sinqertë me veten tënde është një ushtrim i mirë”.

“Kur frymëzimi nuk më vjen, bëj një gjysmë përpjekje për ta gjetur”.

“Sa më shumë që njeriu duket i përsosur së jashtmi, aq më shumë djaj ka së brendshmi”.

“E kundërta e lojës nuk është serioziteti, por e vërteta”.

“Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ata janë varrosur të gjalla dhe do të dalin në format më të këqija në të ardhmen”.

“Nuk ka pikë nisjeje, nëse nuk e di se ku do shkosh”.

“Burrat janë më të moralshëm sesa mendojnë dhe shumë më të pamoralshëm se sa mund ta imagjinojnë”.

“Vetëm përvoja e bën njeriun të mençur”.

“Që në një lapsus është pohuar pikërisht ajo ide që dikush do të dëshironte ta përjashtonte, është fakt shumë i zakonshëm”.

“Humori është mekanizmi më i spikatur mbrojtës”.

“Çdo shaka fsheh në thelb një të vërtetë”./filozofia.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme