Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho është i përgatitur për të refuzuar Real Madridin dhe Chelsean në mënyrë që të transferohet te Manchester United.
Sipas The Mirror, Sancho pritet të shitet në verë derisa Chelsea dhe United janë dy kandidatët kryesorë për shërbimet e anglezit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë euro dhe do t’i ofrojnë 19-vjeçarit 200 mijë euro në javë.
Sancho këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat ndërsa ka fituar të drejtën për të qenë në Kombëtaren e Anglisë.
Transferimi i anglezit në “Old Trafford” shihet si ‘hakmarrje’ për klubin e vjetër Manchester City, ngase skuadra e Pep Guardiolës nuk i ka dhënë mundësinë të tregojë kualitetin para një viti./arbresh.info.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...