Google ADS

Lyon mposhtë Marseille, kualifikohet në gjysmëfinale

23:01 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Lyon ka mposhtur Marseille me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Francës.

Në pjesën e parë ndeshja ishte e baraspeshuar nga të dy anët dhe asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info

Në minutën e 70-të, vendasit mund të kalonin në epërsi, por Dembele nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë, gabim i cili u përmirësua nga Aouar që shënoi në minutën e 81-të.

https://twitter.com/IsaiasBKN/status/1227711265461690369

Kundërshtari i radhës për Lyon në gjysmëfinalen e Kupës së Francës do të zbulohet pasi të hidhet shorti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme