Mineralet janë përbërësit më të rëndësishëm në trupin e njeriut dhe gratë janë të ndjeshme ndaj mangësive të tyre.
Për shkak të dietave të shpeshta, zakoneve të jetesës ose periudhave të rënda, disa gra kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga mungesa e ushqyesve thelbësorë.
Më poshtë mund të gjeni mineralet që gratë duhet të plotësojnë për një shëndet më të mirë, transmeton portal arbresh.info
Hekuri
Hekuri është një ndër mineralet kryesore në trupin e njeriut për shkak se forcon imunitetin dhe bën që trupi të funksionojë normalisht.
Hekuri ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, protein në qëlizat e kuqe të gjakut që ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup dhe shëndërron shqimin në energji. Gjithashtu menstruacionet e rënda mund të ndikojnë në nivelin e hekurit në gjak. Gratë kanë nevojë për 27 miligram hekur në ditë, ndërsa trupi i grave shtatzëna përthithet më mirë nga hekuri nga ushqimi, dhe më rrallë paraqitet një mangësi.
Mungesa e hekurit mund të dërgojë në anemi, e cila manifestohet me simptomat e mëposhtme lodhje, gulçim, aritmi kardiake dhe humbje të flokëve.
Kalciumi
Kalciumi është i rëndësishëm për funksionimin e muskujve, zemrës dhe enzimës. Por dy të tretat e grave nuk marrin sa duhet nga ky mineral përmes dietës, u gjet në një studim të vitit 2015.
Edhe pse produktet e qumështit mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose intolerancë në disa, ka ushqime që mund t’i zëvendësojnë ato në mënyrë të duhur. Problemi kryesor që mund të shkaktohet nga mungesa e këtij minerali është osteoporoza dhe humbja e densitetit të kockave, gjë që në vitet e mëvonshme rrit rrezikun e frakturës.
Sasia e rekomanduar ditore e kalciumit është 1000 miligram, e cila përftohet duke konsumuar produkte të qumështit dhe peshk të konservuar.
Gjithashtu, kërpudhat janë të pasura me vitaminë D, e cila ndihmon në thithjen e kalciumit, dhe ekspozimi i moderuar i diellit do të rrisë furnizimin me vitaminë D në trup, transmeton portal arbresh.info
Magnezi
Magnezi është i përfshirë në prodhimin e energjisë nga ushqimi, ndihmon në restaurimin e trupit dhe rritjen e tij, dhe për këtë arsye shpesh atletët marrin produkte që përmbajnë magnez.
Një studim i vitit 2018 deklaron se pa nivel të mjaftueshëm të magnezit, trupi nuk mund të marrë vitaminën D. Ushqimet plot magnez janë drithërat, farat, perimet, mishi dhe produktet me origjinë shtazore.
Vetëm një filxhan avokado përmban 44 miligram. Mungesa e magnezit në trup çon në lodhje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe ngërçe muskulore.
Vitamina B12
Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse ndihmon në rinovimin e qelizave nervore, prodhimin e energjisë dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Më së shumti gjendet në mish, qumësht, djath dhe vezë, kështuqë nëse dieta juaj bazohet vetëm në perime, duhet të merrni shtesë për këtë produkt.
Gjatë shtatzënisë vitamina B12 luan një rol të rëndëishëm në zhvillimin e sistemit nervor të foshnjes./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...