Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë së tij, ka thënë se AAK-ja do të qëndroj edhe kur të gjithë të tjerët do të dorëzohen.
Haradinaj bën të ditur se gjatë mbledhjes kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti ka paralajmëruar dorëzim përballë Serbisë në temat e interesit nacional.
“Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional! Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike”, shkruan Haradinaj.
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...