Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka bërë thirrje NATO-s për mbështetje konkrete lidhur me çështjen e sulmeve të regjimit të Asadit në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Akar në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve Associated Press lidhur me Idlibin tha se e ka udhëzuar ushtrinë që të japë kundërpërgjigjen më të fuqishme nëse regjimi i Asadit ndërmerr ndonjë veprim kundër pikave të vëzhgimit ose pikave ushtarake.
“Do të ketë kundërpërgjigje nëse ndodh ndonjë gjë. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk do të tërheqim personelin dhe ushtarët tanë nga atje (nga pikat e vëzhgimit në Idlib)”, tha Akar.
Ai tha se Turqia nuk do të evakuojë asnjë prej 12 pikave të vëzhgimit në Idlib, duke paralajmëruar se ushtarët turq janë nën urdhërin për të dhënë kundërpërgjigje të fuqishme kundër sulmeve ndaj pikave ushtarake në Siri.
Ministri turk njoftoi se Turqia ka kryer presion mbi Rusinë që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin e Asadit, që sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më parë, forcat e regjimit të tërhiqen dhe madje të largohen nga rruga tokësore me rëndësi strategjike (M5).
“Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që elementët e regjimit të tërhiqen menjëherë nga rruga tokësore M5”, bëri të ditur Akar.
“Qëllimi i Turqisë, të sigurojë kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre”
“(Nga Rusia) kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve të regjimit, zbatimin e armëpushimit dhe si rezultat të kësaj sigurimin e rikthimit të njerëzve në shtëpitë dhe territoret e tyre”, tha Akar i cili ka njoftuar se qëllimi i Turqisë në Idlib është të mbështesë (Marrëveshjen e Soçit) marrëveshje e cila është negociuar më parë në vitin 2018 dhe të parandalojë valën e një migrimi.
Ministri Akar iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me pritshmëritë e Turqisë nga takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s i cili do të zhvillohet në Bruksel të Belgjikës.
Ai tha se pritshmëritë nga aleatët janë që ata të kryejnë veprime “konkrete” për të ndalur agresivitetin e regjimit të Asadit në Idlib i cili do të nxitë një valë të re të refugjatëve që do të jetë një kërcënim për Evropën dhe përtej saj.
“Vendet e NATO-s, Evropa, NATO dhe bota duhet të shikojnë nga afër këtë çështje (sulmet e Asadit në Idlib) dhe duhet të sigurojnë mbështetje konkrete dhe serioze. Njerëzit që humbin shtëpitë dhe familjet e tyre, të dëshpëruar po përpiqen të bëjnë diçka dhe kjo forcon edhe më tej radikalët. Në këtë mënyrë apo në në një tejtër i hap rrugën radikalizimit”, tha Akar duke parajmëruar se situata humanitare në Idlib do të shkaktojë rritjen e mëtejshme të radikalizimit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...