OBRM-PDUKM sot do të rishikojë mundësinë largimin nga Kuvendi. Këtë e bëri të ditur lideri i partisë Hrisitijan Mickoski, i cili tha se OBRM-PDUKM do të ndërmarrë një hap të tillë sepse nuk u thirr sot seanca për shpërbërjen e Kuvendit.
Komiteti Ekzekutiv i partisë do të vendosë këtë çështje sonte. Sipas Mickoski, sot me mos-shpërbërjen e Kuvendit, qeveria nuk respekton marrëveshjen politike me të cilën partitë parlamentare vendosën të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme me 12 prill dhe Kuvendi të shpërndahet sot.
Kryetari i Kuvendit sot refuzoi iniciativën e partisë së OBRM-PDUKM-së për shpërbërjen e Kuvendit./Telegrafi/
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e mosb...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...