Google ADS

Chelsea dhe United vazhdojnë garën për Jadon Sanchon

18:34 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Manchester United dhe Chelsea janë duke ‘luftuar’ për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sipas Sky, anglezi do largohet nga gjiganti gjerman në verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” janë munduar që ta transferojnë Sanchon për më shumë se një vit dhe thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro.

Por, në garë mbetet edhe Chelsea, të cilët synojnë transferimin e 19-vjeçarit, pavarësisht se kanë arritur marrëveshje me Hakim Ziyech nga Ajax për 45 milionë euro.

Raportimet e fundit nga mediat gjermane thonë se anglezi i ka thënë bordit të Dortmund që do largohet dhe preferon rikthimin në Premierë Ligë.

Sancho këtë sezon për gjigantin gjerman ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

Të ngjashme