Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe edukatoren tjetër të “Cambridge Kids”, e cila shihet në videon e publikuar në rrjete sociale.
Pas konfirmimit të Policisë së Kosovës për arrestimin e një të dyshuare për abuzimin me fëmijë në kopshtin “Cambridge Kids” në mëngjesin e sotëm, Prokuroria ka njoftuar për një tjetër edukatore të arrestuar të martën.
Ulaj ka konfirmuar se dy të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe se ndaj të dyshuarave është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit prej 30-ditësh nga Gjykata.
“Janë arrestuar dy persona të dyshuara dhe pastaj Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për dy të dyshuarat”, ka thënë Ulaj për T7.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...