Google ADS

Pas Realit dhe Atleticos, gjiganti tjetër evropian hynë në garë për Salisun

17:34 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Manchester United është duke shfaqur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Valladolid, Mohammed Salisu.

Sipas Daily Mail, dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Atletico Madrid janë duke u munduar ta transferojnë 20-vjeçarin, klauzola e të cilit është 10 milionë euro.

Salisu është i gatshëm për tu larguar në verë pavarësisht që Valladolid është duke u munduar ta mbajë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” duan të bëjnë më shumë përforcime në mbrojtje dhe synojnë ta transferojnë Salisun, derisa në listë mbetet edhe Kalidou Koulibaly i Napolit.

Këtë sezon, Salisu i ka impresionuar të gjithë duke qenë titullar në çdo ndeshje për klubin spanjoll./arbresh.info.

Të ngjashme