Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

17:14 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ambasadori Gudjev solli urimet me rastin e zgjedhjes së Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore.

Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm.

Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes.

Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik.​/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme