470 automjete në Shqipëri, rezultojnë të jenë të blinduara, sipas Drejtorisë së Targave. Nga këto, 118 janë autovetura dhe fuoristrada në përdorim të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private, si në rastet e makinave të blinduara që bëjnë transportin e parave të bankave.
Nga aksionet që Policia ka nisur në terren në të gjithë Shqipërinë, deri më tani janë bllokuar 34 automjete të blinduara që përdoren nga qytetarët. Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka dyshime për mosjustifikim të vlerave të konsiderueshme të këtyre automjeteve me burime të ligjshme, atëherë çështja i kalon Operacioni “Forca e Ligjit”, në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK.
OFL verifikon nëse automjetet e blinduara janë blerë me para që burim kanë aktivitetet kriminale, ndërsa nga ana tjetër një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, specifikon se do të ndalohet largetimi i makinave të blinduara për persona fizik si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...