Dafina Zeqiri sot publikon këngën e re “Merri krejt”

12:28 | 12 Shkurt 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Kënga e re “Merri krejt” publikohet sot në ora 18:00 ka bërë të ditur vet artistja në një postim në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Paralajmërimin për publikimi e këngës, Dafina e ka bërë përmes disa fotografive të shkëputura nga skenat e videoklipit.

https://www.instagram.com/p/B8dsKo9h7lX/

Të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve krahas postimit që duket se mezi po presin për projektin e radhës të artistes Zeqiri.

Kjo vjen pas projektit përmbyllës të vitit 2019 “Vuj Vuj Vuj”, i cili u mirëprit nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme