Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit, do të mbahet me 18 shkurt 2020 (e Martë), duke filluar në ora 10:00. Kjo mbledhje sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite: Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës të Republikës së Shqipërisë, Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Civita të Republikës së Italisë, Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Frascineto të Republikës së Italisë, Shqyrtimi i Memorandum mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të strehimores “Shtëpia e Sigurt” për periudhën 3 (Tre) vjeçare 2020 -2022, Shqyrtimi i Planit të prokurimit për vitin 2020, Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit të datës 16.02.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Të ndryshme./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?