Kryeministri Rama ka mbledhur këtë të mërkurë komitetin e rindërtimit, nga ku ka deklaruar se projektet e para për banesat e prekura nga tërmeti, do të ndërtohen pikë së pari në Thumanë dhe në Laç. Kryeministri ka kërkuar durim nga të prekurit nga tërmeti duke thënë se do të bëhet maksimumi.
“Kemi zonat e përcaktuar atë zhvillimit, Kemi një pjesë të planeve. Planeve të avancuara të Laçit, Thumaes dhe Shijakut. Janë tre zonat ku rindërtimi do të nisi më shpejt sesa në zonat e tjera. Kemi modelet e banesave individuale sipas topologjive. Në ditët e ardhshme do të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë për shpitë individuale. Kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucione e Shërbimit arsimor dhe hyrjen në fazën e rindërtimit. Të fillojmë shumë shpejt garat që të nisim më pas rindërtimin.
Në mbyllje dua të them se krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë shpejt por jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre do bëjmë maksimumin. Do bëjmë rindërtim sipas standardeve. në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë. Është e nevojshme të bëhet pak durim. Në raste të caktuara kam parë edhe dezinformim. Duke njollosur procesin, edhe njollosja e e miqve tanë të solidaritetit. Dua t;i falenderoj në mënyrë të veçantë. Na kanë garantuar se procesi do të jetë i përbashkët dhe i integruar dhe jo proces që bën si ti thotë mendja e vet. Kjo meriton vlerësim. Miqve që i kamë në dy krahët dhe të tjerët. Është në pritje të ekzekutimit të projekteve. Projektet duan kohën e tyre. ” tha Rama.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...