Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar për projektin e rrugës Gjakovë-Shkodër.Ai ka thënë se duhet të lutet Qeveria e Shqipërisë pasi kjo e Kosovës e ka përfunduar punën e saj, duke zgjeruar rrugët dhe duke ofruar infrastrukturë të mirë.
“Në fakt është e çuditshme rruga Gjakovë-Shkoddër, Kosova nuk ka ç’të bëjë tjetër veç ta lusë Qeverinë e Shqipërisë ta përfundojë pjesën e saj, përmes dy qafave që mund të kalosh në Shqipëri, kështu që nuk kemi ç’të bëjmë më shumë, janë rrugë shumë të mira e të gjera. Një premtim për rrugën Gjakovë –Shkodër duhet të bëhet në Shqipëri, jo në Kosovë”, ka thënë Gjini për TV Dukagjinin…
Kryeministri Kurti kishte deklaruar se me kryeministrin Rama do të bisedonte për zhvillimin e tregu ekonomik Kosovë-Shqipëri.
“Tregu i përbashkët, regjistri i përbashkët civil, i bizneseve, komisionet e përbashkëta qeveritare për punë të jashtme, janë tema që do t’i trajtojë me kryeministrin Rama, pos aksit Gjakovë Shkodër”, kishte thënë ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist