Sot vazhdon gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë

09:12 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë.

Kjo seancë do të mbahet një ditë para përvjetorit (13 shkurt) nga tragjedia, e cila vitin e kaluar ka ndodhur pas pikëpagesës “Gllumovë”.

Në procesin e deritanishëm gjyqësor u prezantuan disa dëshmi verbale dhe materiale. Në seancën e fundit nga ana e ekspertëve kanë prezantuar informata për gjendjen shëndetësore dhe psikike të Manoil Trifunovski, shoferin e “Durmo Tours”

Më 13 shkurt do të bëhet një vit nga fatkeqësia e komunikacionit pas pikëpagesës “Gllumovë”, ku autobusi i kompnaisë “Durmo Tours” e humbi kontrollin dhe ra në humnerë.

Në këtë aksident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica qytetarë të Gostivarit, ndërsa mbi 30 u lënduan rëndë.

 

Të ngjashme