According to Italian press, Real Madrid are interested in Inter midfielder Brozovic. Zidane sees him as Casemiro’s partner as well as his back up. [Mundo Deportivo]
Real Madridi thuhet se është duke ndjekur Marcelo Brozovic, një mesfushor 27-vjeçar kroat që luan për klubin italian, Inter.
Los Blancos janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre në verë dhe njëri nga emrat e fundit të lidhur me një transferim është kroati Brozovic.
Sipas mediumit Mundo Deportivo, Zidane është shumë i interesuar për partnerin e Luka Modricit në kombëtaren kroate, me të cilën arriti deri në finale të Kupës së Botës.
Brozovic është pjesë kryesore në Interin e Antonio Contes dhe Zidane dëshiron ta vendosë atë pranë Casemiros ose të luajë me të në vend të brazilianit.
According to Italian press, Real Madrid are interested in Inter midfielder Brozovic. Zidane sees him as Casemiro’s partner as well as his back up. [Mundo Deportivo]
Ylli kroat arriti në Inter në vitit 2015 dhe ka një kontratë deri në qershor 2022.
Skuadra italiane dëshiron ta rinovojë atë, por në Itali thonë se shfaqja e Real Madridit po e ndërlikon rinovimin e kontratës së tij.
Brozovic po shkëlqen këtë sezon me Interin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Në këtë sezon, Brozo ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, vlera e tij në tregu është 60 milionë euro. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin