Dashi
Parashikohet një ditë e komplikuar për të lindurit e kësaj shenje. Duhet bërë kujdes, pasi mund të shmangen disa debate të kota. As puna dhe as dashuria nuk do ju kënaqin gjatë kësaj dite. Do të jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të ndryshimeve.
Demi
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa aspekte të jetës që janë shumë interesante. Do të ndjeni dëshirën për rikuperim. Po ashtu mund të merrni rezultantet e pritura brenda një kohe të shkurtër.
Binjakët
Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Ky nuk është momenti i duhur për ndryshime, pasi nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar, përkundrazi mund të përkeqësoni situatën. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm lidhur me financat dhe shpenzimet.
Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje duhet të presin ende, para se të marrin përgjigjet që presin. Kjo e mërkurë shërben për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.
Luani
Nuk ka përfunduar ende periudha juaj e pozitivitietit, por tashmë fuqia duhet të vijë nga ju dhe jo nga yjet. Duhet të riktheheni në lojë dhe të tregoni kush jeni. Nuk duhet të mbylleni në egon tuaj, por jini më të hapur.
Virgjëresha
Do të ndjeni nevojën për të pushuar dhe qetësuar, pse jo edhe të përkëdhelni veten pak më shumë. Ndonëse do të ndiheni disi të lodhur dhe stresuar, dita do të jetë mjaft pozitive dhe duhet ta shfrytëzoni sa më mirë.
Peshorja
Kjo e mërkurë parashikohet që të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji të mira. Duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje personave që ju rrethojnë, pasi dikush mund t’iu prishë humorin. Çështjet e rëndësishme kanë marrë rrugën e zhbllokimit.
Akrepi
Parashikohet një ditë e mbushur me momente tensioni, ku nuk do arrini që të jeni asnjë moment të qetë. Kjo javë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por do të vijë duke u përmirësuar. Bëni kujdes sa i takon dashurisë, pasi parashikohen debate të forta.
Shigjetari
Kjo e mërkurë nuk duket të jetë aspak pozitive. Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri. Kush po jeton më shumë se një histori paralelisht, do të rezultojë se po gabon.
Bricjapi
Dita premton shumë për të lindurit e kësaj shenje. Ka ardhur momenti për të eksperimentuar dhe për tu rifutur në lojë. Nuk ka nevojë që të mundoheni dhe të sforcoheni, pasi gjërat do të ecin spontanisht.
Ujori
Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë momente nervozizmi dhe mërzie. Situatat ju kanë lodhur, ndaj keni nevojë që të përfshiheni në eksperienca të reja.
Peshqit
Më në fund do të lini pas krahëve një periudhë tejet negative dhe nën ritmin e duhur. Ka ardhur momenti për të rinisur nga e para. Kjo gjë vlen për çdo sferë të jetës.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...