SHBA-ja pret që Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm të hapë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe konsiderojnë se rruga evropiane e dy vendeve është e patjetërsueshme, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Methju Palmer.
“Ne besojmë se dy vendet për sa i përket arritjes dhe meritës janë të kualifikuara për të filluar negociatat. Ky do të ishte sinjal i rëndësishëm që duhet dërguar në rajon. E patjetërsueshme është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, theksoi Palmer për servisin bullgar të Radio Evropës së Lirë.
Ai shpreh shqetësimin për përfshirjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe tentimet e Moskës për të minuar mbështetjen ndërkombëtare për Marrëveshjen e Prespës, me të cilën është zgjidhur kontesti 27-vjeçar për emrin mes Shkupit dhe Athinës dhe heq pengesën që Maqedonia e Veriut të bashkohet inkuadrohet në NATO dhe BE.
Sipas tij, qëllimi i Rusisë është që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor përmes konflikteve dhe futjes së elementeve të kaosit, si dhe krijimin e mosmarrëveshjes mes shteteve në rajon dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion