Nëse deri më tani njerëzit që kryefjalë të fjalisë kanë gjithmonë “UNË” i keni pasur inat, pasi të lexoni këtë artikull , ndoshta do i kuptoni! Të qenët narcis është një çrregullim personaliteti, psikologjik që nuk e kanë në dorë këta njerëz të vetëkënaqur.
Ndjenja e superioritetit mund t’i bëjë këta njerëz të shkëlqejnë në rrethe të gjëra shoqërore, por në lidhje më të ngushta, ata janë njerëz shumë të lodhshëm !
Studimet tregojnë se ky çrregullim trajtohet përmes terapive, por këta njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një lidhje të shëndoshë pasi u mungon empatia si dhe tipare të tjera të nevojshme për të patur një lidhje reciproke (e kur themi këtë nuk nënkuptojmë vetëm romancat) Reagimi i ulët emocional dhe mungesa e ndjeshmërisë janë automatike, më shumë sesa një zgjedhje e vetëdijshme. Kjo do të thotë se nuk është faji i tyre – është thjesht se si truri i tyre manifeston këtë çrregullim. Më poshtë do të listojmë disa sjellje tipike të këtyre tipave.
Ata janë manipuluese.
Për të kënaqur nevojën e tyre për mbizotërim, narcisi vazhdimisht dhe automatikisht do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë atë që do nga të tjerët. Ata janë manipulues dhe janë të dashur vetëm atëherë kur kanë interes dhe duan të përfitojnë !
Janë ekstremisht egoistë
Narcisët i shohin njerëz të tjerë si objekte që mund t’i përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Në një marrëdhënie me një narcis nuk ka 2, por vetëm 1 Shumica e eksperimenteve që kanë studiuar lidhjen narcizëm/marrëdhënie kanë zbuluar që narcisët janë të paaftë t’i shohin apo t’i projektojnë planet e tyre në çift./Living
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...