eksa regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia vazhdojnë sulmet e tyre në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, theksohet se në sulmet e ndërmarra nga regjimi kanë humbur jetën 13 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që avionët luftarakë të regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib, bëhet e ditur se avionët e Rusisë kanë bombarduar pjesën periferike të Halepit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha), mësohet se në sulmet e avionëve të regjimit kanë humbur jetën 13 civilë, prej të cilëve 12 në qendrën e qytetit Idlib dhe një në fshatin Kafr Taal.
Sipas observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, theksohet se avionët rusë që nga mëngjesi kanë vendosur në objektivin e tyre qendrat e rajoneve Atarib dhe Darat Izzah, zonat Ureim Kubra, Kafr Hamra, fshatin Xhine dhe rajonin Leyremun në Halepit i cili ndodhet brenda rajonit të deeskalimit Idlib.
Ndërkohë që ende nuk ka arritur ndonjë informacion lidhur me të vdekurit ose të plagosurit në bombardimet e Rusisë.
Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit
Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.
Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.
Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.
Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...