Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 43 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë veriperëndimore në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile disavjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet, me furnizime për t’u shpërndarë midis banorëve në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth, kaluan nëpër pikën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.
Sipas shifrave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj