Ka kohë që reperi i njohur Stresi i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij shumëvjeçare, Keisi.
Megjithëse asnjëri prej dyshes nuk është prononcuar rreth gjërave duke i mbajtur brenda lidhjes së tyre, të njëjtit kanë lëshuar shpeshherë thumba në rrjetet sociale.
Dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin dhe Keisi kishte fshirë të gjitha fotografitë dhe videot me Stresin, e madje e kishte hequr edhe mbiemrin Lushaj nga biografia e saj.
Sidoqoftë, reperi shqiptar sot ka bërë një tjetër veprim në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se janë rikthyer së bashku, apo është vetëm shenjë respekti nga ana e tij.
Në ditëlindjen e Keisit, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i reperit) ka bërë një urim të përzemërt për ish-partneren duke sjellë një imazh pranë saj.
Të njëjtën fotografi e postoi edhe vet Keisi në InstaStory, gjersa e falënderoi ish-të dashurin, por që akoma nuk dihet se si qëndron raporti i tyre.
Keisi tashmë po vazhdon jetën në Kanada dhe largimi i saj shtoi edhe më shumë dyshimet për ndarje pasi çifti kishte planifikuar edhe dasmën.
Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë kanë rezervuar ish-çifti në vazhdim për publikun dhe fansat e tyre.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...