Google ADS

Dyfishohet vlera e Amir Rrahmanit në treg

16:46 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Uebfaqja sportive, Transfermarkt, beson se vlera e qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, tani është dyfishuar dhe e ka arritën vlerën prej 12 milionë eurove.

Futbollisti kosovar vlerësohej me gjashtë milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo arritja e marrëveshjes së tij me Napolin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që vlera në treg t’i dyfishohet, transmeton Gazeta Express.

Më 21 janar, Rrahmani nënshkroi për t’u transferuar nga Hellas Verona në Napoli për 14 milionë euro, megjithatë u huazua për deri në fund të këtij sezoni 2019/20 sërish në Verona.

Arritja e këtij transferimi dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A, si ajo e fundit me Veronën në fitoren kundër Juventusit, bënë që vlera e Rrahmani të jetë rritur në treg.

Para disa ditëve, Transfermarkt e kishte përditësuar edhe profilin e Vedat Muriqit, duke e rritur vlerën e tij në treg nga tetë në 12 milionë euro. Megjithatë, Fenerbahce po i kërkon 30 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme