Pas një orë diskutimi kryesia e AAK-së ka përfunduar mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën është diskutuar rreth paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës ndaj produkteve Serbe.
Gazmend Abrashi nga kjo parti para mediave ka thënë se do të filloj mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar mos heqjen e taksës.
” AAK konsideron se heqja e taksës dhe vendimi për autostradën e Dukagjinit janë vendime të gabuara. Aleanca do të përdor argumente të sakta dhe bindëse se taksa duhet të vazhdoj të mbetet në fuqi dhe vendimi për autostradën e Dukagjinit. Jemi duke biseduar për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kemi vendosur të mbledhim nënshkrimet për këtë seancë”, ka thënë ai.
Ndërsa ish-ministri nga kjo parti, Pal Leka ka paralajmëruar protesta nëse largohet taksa.
“AAK është e vendosur të shfrytëzoj të gjitha metodat demokratike por asnjë moment nuk do i përjashtojmë edhe protestat dhe veprimet tjera sepse mendoj se Kosova gabon shumë rëndë nëse e hekë taksë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se për të ju hapur rrugë treguar do të heq taksen ndaj Serbisë dhe do të vendos reciprocitet./arbresh.info/
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...