Google ADS

Hakmerret Turqia, vret 101 ushtarë sirianë

15:01 | 11 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Turqia tha se ka neutralizuar 101 ushtarë të Qeverisë siriane, pas vrasjes së pesë ushtarëve turq nga forcat qeveritare në provincën Idlib të Sirisë.

Tre tanke dhe dy topa u shkatërruan, tha Ministria turke e Mbrojtjes, duke shtuar se një helikopter i Qeverisë siriane u godit gjithashtu.

Përleshjet ndodhën pasi një delegacion rus arriti në Ankara për të diskutuar rritjen e tensioneve në Idlib, bastionin e fundit që kontrollohet nga rebelët sirianë.

Zyrtarët turq u thanë atyre rusë se sulmet kundër pikave turke të vëzhgimit në veriperëndim të Sirisë duhet të ndalojnë menjëherë, njoftoi Presidenca turke.

Siria është në luftë civile që në vitin 2011. Mbi gjysmë milioni njerëz janë vrarë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme