Për dekada me radhë na është thënë se për të qëndruar të shëndetshëm nuk mjafton vetëm zgjedhja e ushqimit, të cilin e konsumojmë por edhe koha në të cilën e konsumojmë këtë ushqim, shkruan Dailymail.
Kështu, sipas një studimi të fundit, thuhet se nëse konsumojmë ushqim pas orës 6 të mbrëmjes, ne e rrisim rrezikun për t’u prekur nga diabeti. Kjo për shkak se pas kësaj ore, organizmi ka tendencë të prodhoj më pak pështymë, stomaku prodhon më pak lëngje të tretjes, kontraktimet e sistemit të zorrëve janë më të ngadalta si dhe ne jemi më pak të ndjeshëm ndaj insulinës.
Sipas orës së organizmit tonë, për shkak të këtyre funksioneve, trupi është i krijuar për të ngrënë vetëm gjatë 8 orëve të para të ditës.
Në studimin e fundit të bërë me minj, është vërejtur se grupi i minjve që ishin lejuar të hanë vetëm gjatë ditës, kishin një organizëm më të shëndetshëm për dallim nga grupi i minjve, që kishin ngrënë edhe gjatë natës, të cilët kishin filluar të zhvillojnë simptoma të diabetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike, transmeton express.
Sipas ekspertëve, pasi që fiziologjia e minjve dhe njerëzve është e ngjashme, atëherë ky studim vlen edhe për njerëzit.
“Këshilla e përgjithshme është që të krijoni një kohë të rregullt të ngrënies dhe të shmangni ngrënien pas orës 6 të mbrëmjes, në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë në mënyrën më të mirë”.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...