Komunikimet mes ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe të akuzuarit të parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, janë prezantuar në seancën e sotme gjyqësore si dëshmi të Prokurorisë. Porositë janë dërguar si “print screen” tek Jasminka Jovanovska, nëna e Boki 13. Në ato mesazhe, Zaev i thotë Bokit se ai ka parë dëshmi të një “zhvatje klasike” dhe se do të veprojë në bazë të ligjit, ndërsa Boki kërkon takim me Zevin duke theksuar se nuk e ka keqpërdorur emrin e tij.
“E kam thënë shumë herë. Nga unë kurrë nuk do të dëgjosh që kam keqpërdorur emrin tënd. Kur kam pasur diçka të kam thënë ty drejtpërdrejt. Marrëdhënia jonë varet nga ju. Të lutem mendoje të takohemi. Unë jam miku yt”, thuhet në porositë “print screen” që Boki i ka dërguar nënës së tij.
“Unë jam kryetar i Qeverisë dhe duhet të veproj sipas ligjit. Më fal por është e tmerrshme”, shkruhet në “print screen” ku shihet emri Zoran Zaev, të cilin Boki e dërgoi te nëna e tij Jasminka Jovanovska.
“Unë kurrë nuk e kam keqpërdorur emrin tuaj. Ju lutem më pranoni”, shkruan sërish Jovanovski tek Zaevi.
“I pashë dëshmitë Boki. Kjo është zhvatje klasike. Unë duhet të veproj”, thuhet në mesazhin print screen.
Komunikimi mendohet të ketë ndodhur një javë para se ish-kryeministri Zoran Zaev ta paraqiste rastin në Prokurori./express
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...