Komisioni për Punë të Jashtme njëzëri mbështet ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO

12:48 | 11 Shkurt 2020
A. B.

Komisioni për Punë të Jashtme sot njëzëri e ka miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes veri-atlantike, për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas miratimit nga Komisioni, propozim-ligji për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, në mënyrë solemne do të miratohet edhe në seancë plenare në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që pas ratifikimit të sotëm, i cili bëhet para kohe për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, ligji për anëtarësimin në NATO të hyjë në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, por pas ratifikimit të protokollit nga Spanja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme