Aktori i njohur Robert Pattinson është shpallur nga shkenca si mashkulli më i pashëm në botë.
“Daily Mail” ka bërë me dije se sipas kirurgit kozmetik Dr. Julian De Silva, Pattinson ka përmasat perfekte të fytyrës. Ai e mbështet përcaktimin në shkencën e “Golden Ratio Phi”, sipas së cilës aktori është 92.15% perfekt.
Kirurgu ka bërë matje tek shumë të famshëm dhe Pattinson i është afruar më shumë ideales.
Gjithashtu kujtojmë se me anë të kesaj shkence, u përzgjodh dhe femra më e bukur në botë modelja Bella Hadid.
Dr. De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgji Kozmetike dhe plastike të avancuar të fytyrës, në Londër, tha: ‘Robert Pattinson ishte fituesi i qartë kur të gjithë elementët e fytyrës u matën për përsosmëri fizike. Këto teknika krejt të reja të hartës së kompjuterëve na lejojnë të zgjidhim disa nga misteret e asaj që është ajo që e bën dikë të bukur fizikisht dhe teknologjia është e dobishme kur planifikon operacionin e pacientëve”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...