Sot (e martë) është dita e parë e “Oso Termosistem Final 8”. Nga sot deri më 15 shkurt fillon spektakli në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Për pesë ditë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Kupës. Gara do të jetë interesante edhe për Kupën në Ligën e Parë dhe finalja e femrave, që zhvillohet të shtunën.
Tifozëritë kanë paralajmëruar se do të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, derisa bileta kanë dal në shitje.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut, gjysmëfinalja e Kupës në Ligën e Parë. Ndeshja fillon nga ora 14:00.
Nga ora 16:30 përballen Peja dhe Ponte Prizreni, ndeshja e parë çerekfinale. Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është shprehur se synojnë të triumfojnë në Kupë dhe do të japin maksimumin, kurse në anën tjetër, trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka theksuar se synimi është të paktën gjysmëfinalja.
Sfida e dytë çerekfinale është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët do të kenë përkrahjen e publikut vendas, ashtu si Trepça nga Torcida.
Kapiteni i Rahovecit, Bardh Rexha, është shprehur se Kupa do të mbetet në Rahovec, derisa basketbollisti i Trepçës, Besnik Azemi, ka thënë se do të bëjnë çmos të bëjnë paraqitje sa më të mira.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion.
Orari
E martë, 11 shkurt
14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi D: Peja – Ponte Prizreni
19:00 Grupi A: Rahoveci – Trepça./arbresh.info.
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...