Eliot Engel, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, beson se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë duhet të përfshijë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Këtë deklaratë Engel e ka bërë në një letër drejtuar kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, duke e ftuar atë të vizitojë Uashningtonin për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“Megjithëse e ardhmja e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare duhet të marrë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve dhe perspektivën për zhvillim ekonomik në Luginën e Preshevës”, ka thënë Engel, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Arifi ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Engelit dhe do të diskutojë në Uashnington për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri