Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian para takimit në Zagreb në maj. Këtë e njoftoi në Kuvendin Evropian, komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Ai shtoi se KE ka për qëllim ta përshpejtojë zhvillimin e rajonit me perspektivë të qartë evropiane.
Vahelyi shtoi se ndryshimet e rregullave për anëtarësim në BE të propozuara nga Komiteti para disa ditëve parashohin kërkesa më të qarta për vendet kandidate.
Sipas tij, nëse përsëri anulohet vendimi për caktimin e datës për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, do të ketë hapësirë për forcat e huaja. Ai ju bëri thirrje BE-së të trajtojë vendet e Ballkani Perëndimor si vende të bashkësisë./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin