Liverpool është i gatshëm për të shitur sulmuesin, Xherdan Shaqiri në fund të sezonit.
28-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat dhe vazhdon të këtë probleme për të hyrë në formacionin e parë të Jurgen Klopp.
Sipas Calciomercato, “Reds” janë të gatshëm ta lejojnë kosovarin të largohet, mirëpo kërkojnë 25 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Roma ishte i interesuar për Shaqirin gjatë janarit dhe thuhet se interesimi është duke vazhduar.
Në garë për Shaqirin është edhe klubi spanjoll, Sevilla që për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe synon përforcimin e skuadrës në verë.
Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm një gol ndaj rivalit lokal Everton./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?