Jose Mourinho i heshtë sugjerimeve që nuk është i lumtur te Tottenham

20:39 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Tranjeri i Tottenham, Jose Mourinho ka thënë se nuk është penduar që është në stolin e klubit anglez.

Mourinho u bë trajneri i Spurs në nëntor dhe ka pasur disa thashetheme se nuk është i lumtur te klubi, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku portugez i ka heshtur këto spekulime duke thënë se është mjaftë i lumtur dhe nëse është i zemëruar atëherë arsye është rezultati i keq.

“Disa njerëz që duan të jenë në media thonë gjëra që nuk janë të vërteta, jam i lumtur në klub”.

“I pëlqej lojtarët që janë. Kam lidhje të mirë më ta, nëse me shihni fytyrën e nervozuar është sepse rezultati është i keq. Nuk mund të ndryshoj vetën time”.

“Realiteti është se jam duke u përgatitur për çfarë po vjen dhe më shumë se çfarë do ndodh sezonin e ardhshëm. Dua të punoj me ta në qershor”, theksoi Mourinho.

Tottenham për momentin renditët në pozitën e gjashtë në tabelë me 37 pikë, katër me pak se Chelsea që renditët në vendin e katër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme