“Gjithmonë ka pasur figurë të rëndësishme, ndërsa sot nuk mund të ecë siç duhet”

19:39 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Legjenda braziliane, Pele është duke pasur probleme me shëndetin dhe nuk është duke u larguar nga shtëpia sepse nuk mund të ecë si më herët.

Këtë gjë e ka konfirmuar djali i tij, Edinho ne një intervistë për TV Globo, transmeton portali arbresh.info.

Edinho e ka konfirmuar se ish-legjenda e Santos ka probleme në të ecur dhe kjo ka shkaktuar që të mos dal nga shtëpia.

“Është shumë i brishtë. Ka probleme me lëvizshmërinë dhe ka bërë të këtë më shumë depresion”.

“Imagjinoni është mbret, gjithmonë ka pasur figurë shumë të rëndësishme, ndërsa sot nuk mund të ecë siç duhet”.

“Është i turpëruar, nuk dëshiron të dal jashtë, ose të shihet, ose të bëjë ndonjë gjë që do ta largoi nga shtëpia”, deklaroi ai.

Pele është lojtari i vetëm në histori të futbollit që ka fituar tri herë Kupën e Botës dhe ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës duke luajtur për Santos./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme