Google ADS

Dafina Zeqiri së shpejti vjen shumë më ndryshe në klip

19:04 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Njoftimin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

E njëjta ka publikuar një video nga xhirimet e videoklipit, e cila duket e mahnitshme me dukjen e veçantë që ka zgjedhur, e njëherësh më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

https://www.instagram.com/p/B8ZBQaFBqH1/?utm_source=ig_web_copy_link

 

“Merri krejt” mban titullin kjo këngë, ndërsa pritet të prezantohet para publikut më 13 shkurt.

Të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve krahas postimit që duket se mezi po presin për projektin e radhës të artistes Zeqiri.

Kjo vjen pas projektit përmbyllës të vitit 2019 “Vuj Vuj Vuj”, i cili u mirëprit nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.

Ndërkaq, Dafina kohëve të fundit është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me DJ Geek, por që deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme