Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi sot pasdite mes trenit dhe një automjetit në stacionin hekurudhor Zgropolci dhe Gradsko.
Nga shërbimi i ndihmës së shpejtë pranë spitalit të Velesit për AIM njoftuan se ka humbur jetën 24 vjeçar, ndërsa një grua me lëndime më të rënda trupore është dërguar në klinikat e Shkupit. Tre personat tjerë janë mbajtur në spitalin e Velesit
Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 kur automjeti ‘Ford Galaxy’ me tabela të Velesit pa respektuar sinjalizimin ka kaluar linjën.
“Automjeti pa respektuar sinjalizimit, ka hyrë në linjën dhe është goditur nga treni që ka shkuar drejt fshatit Nogaevci, Gradsko”, thonë nga ‘Hekurudhat e Maqedonisë’./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...